40-vjeçari drejt largimit nga Serie A, e duan dy herë kampionët e Europës

- Bota Sot

40-vjeçari drejt largimit nga Serie A, e duan dy herë kampionët e Europës

Raffaele Palladino është një ndër trajnerët italianë më të mirë të brezit të ri. 40-vjeçari drejton Monzën prej shtatorit të vitit 2022.

Gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një punë shumë të mirë me skuadrën e Serie A. E shoqëruar me rezultate pozitive dhe futboll të bukur.

Me Monzën që nuk ka rrezikuar asnjë moment rënien, dhe në raste të caktuara ka ëndërruar edhe Europën.

Klube të ndryshme të Serie A (Fiorentina dhe Bologna mbi të gjitha) e pëlqejnë Palladinon, por ka interesim edhe nga jashtë Italisë.

Trajnerit i përfundon kontrata me Monzën në fundin e sezonit. Dhe ai është gati të nisë një aventurë të re.

Shkarkoi trajnerin më të suksesshëm në histori, “loja” e Strugës për të evituar reagimin e tifozëve

Drejtues të “Shqiponjave të Lisbonës” janë takuar me Palladinon gjatë ditëve të fundit, duke i shprehur hapur dëshirën e tyre për t’i dhuruar pankinën e skuadrës.

Benfica mban rekordin në futbollin luzitan me 38 tituj kampionë, teksa numëron edhe 2 Liga Kampionësh (Champions League).



Lexoni të gjitha në Bota Sot