Valbona sot shkruan historinë

- Bota Sot

Valbona sot shkruan historinë

Katër maji pritet të jetë ditë festive në Tropojë, pasi gjatë pasdites së sotme pritet që të finalizohet ngjitja e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Klubi me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve tropojanë dhe dashamirësve të Valbonës që sot të vijnë në stadium dhe të festojnë me kampionët.

“Valbona më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen edhe brohoritjet tuaja këtë të shtunë. Le të shkruajmë historinë, tifozë, lojtarë, staf e drejtues së bashku! Bashkohu për të festuar historinë!”.

Ky është apeli i klubit për sportdashësit tropojanë. Me Murlanin mbyllet kampionati dhe Valbona nuk duhet të zhgënjejë, por të fitojë, parakalojë Besëlidhjen dhe më pas të festojnë të gjithë së bashku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot