Sonte dueli përcaktues, Ylli përballet në “Karagaç” për finalistin e dytë

- Gazeta e Prizrenit

Sonte dueli përcaktues, Ylli përballet në “Karagaç” për finalistin e dytë

Sot do të zhvillohet dueli i pestë dhe përcaktues për fatin e finalistit të dytë të Play-Off për sezonin 2023-24.

KB Peja do ta mirëpret në Karagaçi skuadrën e KB Golden Eagle, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë biletën për në finale, shkruan Sinjali Sporti.

KB Ylli kishte avanazhin prej 2-0 ndaj KB Pejës, megjithatë pejanët e barazuan serinë me dy fitore të njëpasnjëshme, një në terrenin e saj dhe më të fundit të arritur në Suharekë pas një drame në fund të ndeshjes.

Kujtojmë që finalen e ka siguruar tashmë KB Trepça, e cila triumfoi ndaj KB Prishtinës me rezultat të pastër 3-0.

Dueli fillon nga ora 19:00./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit