Lazio në presion të Monzës

- Bota Sot

Lazio në presion të Monzës

Monza -Lazio luhet këtë të shtunë duke nisur prej orës 18:00 (SuperSport 4), teksa klubi kryeqytetas kërkon jo vetëm tri pikët për objektivin Champions League, por “bardhekaltërit” synojnë edhe Andrea Colpani-n.

24-vjeçari është një nga profilet që Lazio po mendon, duke qenë se Felipe Anderson do të largohet dhe gjithashtu mund të humbasë edhe Luis Alberto-n

Colpani, autori i 8 golave dhe 4 asistimeve këtë sezon vlerësohet 20 milionë euro, teksa Lazio mund të përpiqet ta ulë këtë shifër duke futur në këtë operacion edhe Jean Daniel Akpa Akpro, aktualisht i huazuar te Monza.

Përfshirja e tij në negociata mund të zbusë kërkesat e Monza-s, duke e bërë më të aksesueshme blerjen e një lojtari që përshtatet në mënyrë të përkryer me 3-4-2-1 të Tudor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot