Napoli ka zgjedhur Piolin?

- Bota Sot

Napoli ka zgjedhur Piolin?

Ka klube që mezi presin të arkivojnë një sezon për t’u harruar sa më shpejt dhe filluar sërish me frymë e fytyra të reja.

Duke nisur nga pankinat. Te Napoli, guri i parë për rikonstruksionin do të hidhet në pankinë, ku sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, i zgjedhuri është Stefano Pioli. 

Sipas ideve të Aurelio De Laurentiis, trajneri aktual i Milanit është në “pole-position” për të pasuar Calzona.

Aventura e Piolit në stolin e kuqezinjve do të përfundojë në fund të sezonit, pavarësisht se trajneri ka kontratë me Milanin deri në vitin 2025. Napoli është gati t’ia besojë stolin atij, por ende nuk e ka vendosur.

Napoli pëlqen Piolin, jo vetëm De Laurentiis. Brenda klubit të gjithë duket se anojnë drejt trajnerit, që vetëm dy sezone më parë fitoi trengjyrëshin me Milanin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot