Guardiola është dakord me Kloppin

- Bota Sot

Guardiola është dakord me Kloppin

Pep Guardiola është dakord me mendimet e shprehura nga menaxheri i Liverpulit, Jyrgen Klopp më herët dje rreth ndikimit negativ që ka kalendari i Premier Ligës në shanset e ekipeve angleze në Europë.

Trajneri i Liverpulit u ankua për një çmenduri me axhendën e klubeve me oraret e ndeshjeve të fundjavës dhe e fajësoi televizionin “TNT Sports” si shkaktar të shumë eliminimeve të ekipeve angleze këtë sezon nga Kupat e Europës:

“Është një nga arsyet. Nuk i di arsyet, por jam dakord me Jyrgenin dhe kjo nuk do të ndryshoj.

Ndoshta në sezonin e ardhshëm do të kemi tri ose katër ekipe angleze në fazat e finale të kompeticioneve”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot