Pashkët Ortodokse, fluks automjetesh në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës

- Gazeta Telegraf

Pashkët Ortodokse, fluks automjetesh në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës

Radhë të gjata automjetesh janë raportuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse.

Ditën e sotme ka pasur më shumë fluks në dalje nga Shqipëria drejt Greqisë. Pashkët kanë bërë që përveç shqiptarëve të cilët kanë vendosur të kthehen në vendin tonë, shumë prej tyre kanë vendosur të shkojnë te familjarët e tyre në shtetin grek për të festuar së bashku.

11.450 shtetas kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit. 7150, shtetas janë regjistruar në hyrje dhe 4300 në dalje. Gjithashtu numri i automjeteve të regjistruara në hyrje dhe dalje në këtë pikë kalimi është 3264 nga të cilët 2160 në hyrje dhe 1104 në dalje.

Nga ana tjetër dhe në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, ka një fluks të shtuar në hyrje. Gjatë 24 orëve të fundit në Stacionin e Policisë në Qafë Botë kanë hyrë:

-Shtetas shqiptarë:1322

-Shtetas të huaj: 2374

Po në këto 24 orë kanë dalë:

-Shtetas shqiptarë 621

-Shtetas të huaj 502 Ndërkohë gjatë këtyre 24 orëve kanë hyrë:

-Mjete shqiptare 361.

-Mjete të huaja 889.

Kanë dalë:

-Mjete shqiptare 187.

-Mjete të huaja    234

Në pikën shqiptare punohet me tre sportele, ndërsa në atë greke me dy.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf