Pioli: Nuk iki, prisni edhe pak!

- Bota Sot

Pioli: Nuk iki, prisni edhe pak!

Milan përballet me Genoan dhe nga sfida e fazës së parë me aq shumë polemika kur fitonte 1-0 me gol të Pulisic duket sikur ka kaluar një jetë.

Aq shumë sa ndeshja Milan – Genoa e kësaj të diele, pritet të jetë një ndër katër të fundit të Piolit në stol.

Ndërkohë është dhe një vend i dytë që duhet mbrojtur me çdo kusht, me trajnerin Pioli që foli në konferencë duke prezantuar sfidën.

“Kemi dëshirë të luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme, pasi vendi i dytë ende nuk është siguruar. Në media flitet për gjithçka tjetër përveçse për këto katër ndeshje të fundit por ne kemi punuar shumë për to. Ka ende shumë gjëra për të bërë dhe për të ardhmen do të shohim në fund të kampionatit”.

Natyrisht e ardhmja e teknikut për të cilin flitet se po kërkohet fort nga Napoli është argumenti kryesor në konferencën për shtyp.

“Unë te Napoli? Nuk mendoj asgjë për këtë, mendoj për ndeshjen e radhës, pastaj në fund të kampionatit do të takohem me klubin dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë.

Kemi rastin të tregojmë se jemi një grup, që ka për zemër fatet e Milanit dhe tifozët e tij. Raporti im me drejtuesit ka qenë gjithmonë i mirë dhe kështu do të jetë, edhe kur të takohemi për të vendosur për të ardhmen.

Keni pritur shumë, prisni edhe pak për të folur për këtë. Unë nuk mundem dhe nuk kam dëshirë të kontrolloj zërat, realiteti është që kemi edhe katër ndeshje, realiteti është që kam edhe një vit kontratë me Milanin, dhe realiteti është se nuk do të flas me asnjë klub tjetër për sa kohë jam nën kontratë me Milanin. Nuk po mendoj për të ardhmen time, edhe pse e di që s’më besoni”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot