Allegri vajton mungesat

- Bota Sot

Allegri vajton mungesat

Massimiliano Allegri prezantohet në konferencën për shtyp me buzëqeshjen e dikujt që është pranë arritjes së misionit para ndeshjes me Romën, natyrisht bëhet fjalë për vendin në Championsin e ardhshmëm edhe pse në deklaratat e tij përpiqet të mbajë skuadrën me këmbë në tokë.

“Duhet të mbetemi të përqëndruar deri sa të arrijmë matematikisht objektivin. Po i afrohemi mirë kësaj ndeshje, por duhet të ndryshojmë trendin në transfertë duke qenë se fitorja jonë e fundit është ndaj Lecces në 21 janar.

Përballemi me një Romë të fortë dhe që po bën shumë mirë, ka kualitet teknik dhe entuziazëm pavarësisht disfatës në Europa League me Bayer Leverkusen. Duhet të jemi të kujdeshëm pasi vitin e kaluar në një ndeshje të dominuar pësuam gol. Duhet të jemi të zotët si në fazën sulmuese ashtu dhe në atë mbrojtëse”.

Për ndeshjen ndaj Romës, Allegri nuk do të ketë Alex Sandro që ka një problem në pulpë si dhe Yildiz, dhe mendon për të hedhur sërish Weah titullar dhe Cambiason si gjysëm anësor.

“Timothy bëri një ndeshje të mirë, tani është më mirë dhe me më shumë besim. McKennie ka bërë një sezon të shkëlqyer edhe pse trajnerit i duhet të bëjë zgjedhjet e tij. Kean është më mirë dhe edhe Milik pas golit ndaj Lazios.

Kemi nevojë për të gjithë, Cambiasso mund të bëjë disa role është rritur shumë. Kam folur me Vlahovic ashtu si dhe me të gjithë. Sulmuesit janë mirë, jam i qetë pasi kam alternativa përpara që edhe gjatë ndeshjes në vazhdim mund të rezultojnë vendimtarë”.

Më pas një koment dhe për Romën dhe elozhet e De Rossit. Trajneri i verdhekuqve deklaroi se Allegri duhet përballur me shumë respekt pasi ka bërë historinë e futbollit, dhe tekniku bardhezi përgjigjet në këtë mënyrë;

“E falënderoj, unë kam luajtur me babain e tij te Livorno në 86-ën. Daniele i ka dhënë skuadrës entuziazëm edhe pse Mourinho kishte bërë një punë të shkëlqyer duke arritur dy finale europiane, por në futboll harrohet shumë shpejt.

De Rossi mund të bëjë një karrierë të mirë. Do të gjejmë një Romë që vjen pothuajse në stacionin e fundit për Championsin, dhe të etur për të reaguar pas disfatës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot