Laçi e ka të lehtë në Kurbin dhe mund minimalisht Tiranën

- Bota Sot

Laçi e ka të lehtë në Kurbin dhe mund minimalisht Tiranën

Laçi fitoi me shifrat minimale 1:0 përballë Tiranës brenda në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Abissnet Superiore.

Takim që nuk pati shumë raste nga ana e secilës skuadër, por që mund të themi që vendasit ishin më kërkues dhe këtë gjë e tregoi shumë mirë edhe goli i realizuar nga Peposhi në minutën e 62-të të sfidës.

Bardhezinjtë kishin një mundësi shumë të mirë me Sobouejllin për të dyfishuar rezultatin por që u ndal nga traversa.

Një Tiranë tepër e dobët që nuk pati një rast konkret shënimi dhe tashmë ja vështirson pozitat vetes.

Me këtë fitore, Laçi mbetet në vendin e tetë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të gjashtin me 46 pikë dhe tani bardheblutë më shumë duhet të shqetësohen që të mos bien nga kategoria se sa të kapin “Final 4”.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot