Shkëndija në festë, Çairi në heshtje në derbin shqiptar

- Bota Sot

Shkëndija në festë, Çairi në heshtje në derbin shqiptar

Shkëndija e Tetovës ka treguar se është Shkëndijë dhe e ka përnjëmend luftën për titullin e kampionit. 

Derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijes, ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga Tetova me rezultat 2:0. 

Klinsman Cake shënoi në minutën e 18-të e Fiton Ademi në atë të 59-tën, duke e heshtur stadiumin Çair. 

Shkupi duket se është i dorëzuar për titull, ndërsa Shkëndijes po i buzëqesh ky trofe. 

Shkëndija kryeson me 61 pikë, pasojnë Struga Trim Lum me 61 dhe Shkupi me 58 pikë pas javës së 31-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Dy javë deri në fund dhe duket se ballafaqimi mes Shkëndijes  dhe Struga Trim Lum do të zgjedh edhe kampionin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot