Prishtina kundër Lirisë! Igball Jashari: Jemi në kërkim të rikthimit të fitoreve

- Bota Sot

Prishtina kundër Lirisë! Igball Jashari: Jemi në kërkim të rikthimit të fitoreve

Prishtina përballet me rivalin e vjetër Lirinë në Prizren. 

Liria ka kohë që ka humbur statusin e anëtarit të elitës së futbollit të Kosovës, megjithatë synon fitore për prestigj ndaj Prishtinës. 

Nga ana tjetër, Prishtina është e mobilizuar për pikë të plota, në takimin që luhet nesër (15.00) në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Futbollisti i Prishtinës, Igball Jashari, shpreh optimizmin para sfidës me Lirinë.

Ai për faqen e FC Prishtina tha: “Përballjet me Lirinë gjithmonë kanë zgjuar peshë shkak rëndësisë, traditës dhe historisë të dy klubeve, pa marrë parasysh se në çfarë pozicionimi ndodhen skuadrat.

Jemi në kërkim të rikthimit të fitoreve, ndërsa personalisht jam i fokusuar që me formën e mirë që jam duke e gëzuar të shfrytëzojë hapësirën që më është krijuar t’i ndihmojë skuadrës në arritjen e maksimumit të saj”.

Prishtina renditet në vend të pestë me 43 pikë e Liria të fundit me 14 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot