Sot disa duele të ‘nxehta’ në Superligë, Liria, Ballkani e Malisheve nikoqir

- Gazeta e Prizrenit

Sot disa duele të ‘nxehta’ në Superligë, Liria, Ballkani e Malisheve nikoqir

Sot, do të zhvillohet java e 32-të e Superligës së Kosovës në futboll, përkatesisht pesë ndeshje tepër interesante.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Llapi e cila po lufton për titull e kampionit, e pret Feronikelin ’74.

Drita e cila mban vendin e tretë në tabelë, do të luaj në shtëpi ndaj Fushë Kosovës.

Malisheva do të ketë punë me Gjilanin, derisa Liria do të jetë nikoqire e Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit