Neoliberalizmi do të shkatërrojë planetën tonë!

- Bota Sot

Neoliberalizmi do të shkatërrojë planetën tonë!

Krijuesi dhe artisti Christer Dalsbøe zbraz zemrën e tij nga dhimbja në një video muzikore.

-Nëse liria është gjëja më e rëndësishme, të moshuarit paskan të drejtë. Pyetja themelore është;  liri për të gjithë apo vetëm për disa?

Në të gjitha shoqëritë, ndoshta deri në kohën tonë, pleqtë janë dëgjuar. Në shoqëritë tona perëndimore, moderne, kjo nuk është e domosdoshme…) 

Javën e fundit ka pasur disa shembuj shumë të mirë nga fituesi i çmimit Nobel në ekonomi, Joseph Stiglitz, ai botoi librin "Rruga drejt lirisë". Me nëntitull "Ekonomia dhe shoqëria e mirë". Mjeshtri 81-vjeçar është i shqetësuar për rritjen e pabarazis, ai shkruan se si "rregullat e sotme u japin të pasurve dhe elitave një zë të fortë dhe të paarsyeshëm në formësimin e politikës dhe narrativës sociale".

Me fjalë të tjera, ata  bëjnë marrëveshje për të kanalizuar (si nëpër vaj)  politikisht rrugët e lira të kapitalit, por edhe për të formuar 

frymë dhe disponim përcaktues në një periudhe të caktuar të historisë, kjo tregohet nga idetë dhe besimet e kohës dhe mentalitetit. Rezultatin e shohim edhe këtu në Norvegji, sepse të rinjtë po ndryshojnë, po votojnë në mënyrë konservative dhe kjo është në mbrojtje.

Në libër, ai përpiqet të heqë konceptin e lirisë nga duart e neoliberalëve kapitalistë-mbizotërues dhe të kthejë atë kmajtës. “E djathta pretendon se është mbrojtësi i lirisë, por unë dua të tregoj se mënyra se si ata e përcaktojnë lirinë ka prodhuar rezultatin e kundërt, sepse e kanë ulur në masë të madhe lirinë e shumicës së qytetarëve”, shkruan ai.

Kur Presidenti Roosevelt përcaktoi katër liritë në vitin 1941, për të cilat Shtetet e Bashkuara besonin se njerëzve dhe vendeve duhet tu garantohej liria e fjalës, fesë, por edhe liria nga nevoja e frigës, ai nuk po fliste fare për tregjet e lira, gjegjësisht për lirinë ekonomike.

Kjo liri erdhi më vonë, prandaj Stiglitz shpjegon se si koncepti i lirisë në imazhin e forcave të krahut të djathtë u nxuar nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1980 dhe më pas u prezantua në botë si një e drejtë ekonomike për individin. Taksa është bërë një gjë e neveritshme dhe abuzim shtetëror, gjë që pengon të drejtën tuaj për të vendosur vetë se për çfarë shkojnë paratë tuaja në formën këssj takse! E djathta amerikane (dhe të gjitha partitë e tjera të krahut të djathtë) kanë folur për ligjin e mëposhtëm të lirisë nëpër dekada: Sa më shumë para të marrë qeveria, aq më pak liri do të keni, dhe anasjelltas: Sa më pak qeveria të marrë taksa, aq më e madhe është liria juaj. Këtë e vërtetoj, Donald Trump, kur zotëriu deklaronte haptas se ishte krenar që nuk pagoi një dollar taksë,  dhe prap u zgjodh të udhëheq Amerikën!

Fituesi i çmimit Nobel tregon për liberalizimin që ka dominuar jetën në  Perëndim; punën, tregjet  dhe sektorin financiar, sepse këtu vetë fjala sinjalizon çlirimin dhe jep një konotacion pozitiv, ndërsa kjo liri, të cilën (për shembull)  bankat e fituan përmes çrregullimit, nënkuptonte se jo vetëm klientët, pronarët e shtëpive, huamarrësit dhe investuesit humbën të tyren kur sektori ra në sektorin financiar në vitin 2008. Stiglitz e hap librin e tij me një citim nga filozofi i Oksfordit Isaiah Berlin: "Liria për ujqërit shpesh do të thotë vdekje për delet". Liria e dikujt është mosliria e dikujt tjetër.

Norvegjia nuk është SHBA, por ne po e kapim hapin. Vetëm shikoni se si, brenda pak vitesh, shëndetësia është lejuar të zhvillohet në një treg me pothuajse 900,000 klientë të siguruar. Ne e pamë sigurimin shëndetësor si një fenomen amerikan jo shumë kohë më parë. Kur u largua në vitin 2016, rektori i Shkollës së Biznesit në Bergen dhe ish-ministri konservator Victor D. Norman shprehu diçka të njëjtë si Stiglitz. Ai erdhi me një njohje thuajse si Willoch se politika që çoi në globalizim ishte kryer mbi një bazë teorike të dështuar dhe se situata ekonomike duhej të merrte fajin për ardhjen e Trump. "Unë besoj me vendosmëri se duhet të kisha lindur disa vite më vonë," tha Norman, duke sugjeruar se ai la punë të papërfunduar dhe një temë në gjendje të keqe.

77-vjeçari doli në pension, por nuk u zhduk, ai është hedhur në një debat për sigurimet shëndetësore private. Zemra e krahut të djathtë, besimi në treg dhe e drejta e individit për të zgjedhur vetë, në këtë pikë me të cilën edhe ministri i sapozgjedhur i shëndetësisë nga Partia e Punës, Jan Christan Vestre, u mbrojt kur u zbulua se punonjësit e tij ishin të siguruar  privatisht. Kjo ishte një nxitje tjetër nga Norman. “Shteti social nuk kërcënohet nga konkurrenca. Shteti social është  kërcënuar nga sigurimet shëndetësore private”, ka shkruar Norman. “Klientët e sigurimeve mes nesh do të pastrojnë tregun për mjekët, infermierët dhe punonjësit e kujdesit; me këtë radhët do të zgjaten edhe më shumë”, argumenton ai dhe konkludoin se “pjesa publike e sektorit të shëndetësisë dhe kujdesit do të tkurret, do të harrohet nga klientët e klasës së mesme të cilët ndjehen të kënaqur në këto  rigrupimet komerciale shëndetësore”.

Ajo për të cilën shkruan Norman është pikërisht se si liria financiare e dikujt për të blerë shëndet, bëhet jo liria e të tjerëve kur ata përjetojnë se shërbimi shëndetësor publik është dobësuar….)

Liri për kë? Për të gjithë apo për të privilegjuarit? Sot, ne jemi në një lëvizje të shpejtëtë drejt një lirie më të madhe për ata që kanë dhe që mund të paguajnë,(nuk janë pak), ndërsa përzhjedhjet e të tjerëve në shumicë që janë reduktuar drejtë mbijetesës. Pa liri ekonomike për të gjithë, ju nuk keni as ndikim politik, pohon nobelisti. ..)

Stiglitz propozon demokracinë sociale si "rrugën drejt lirisë". Më pak liri për më të pasurit, në këmbim me më shumë për të varfërit. Ai vjen me paralajmërimin e mëposhtëm: Rreziku nuk është se shteti që bën shumë, por nga shteti që bën shumë pak dhe pa një rregullim të fortë,neoliberalizmi do të shkatërrojë planetin tonë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot