West Hami njofton “divorcin” me trajnerin

- Bota Sot

West Hami njofton “divorcin” me trajnerin

Lajmi ka disa muaj që qarkullon dhe tashmë është zyrtar.

West Hami ka njoftuar “divorcin” me David Moyes, i cili do të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit.

Me mbërritjen në dhjetor 2019, trajneri skocez i ka drejtuar “Hammers” në 228 ndeshje deri më tani, duke fituar Conference League-n sezonin e kaluar (mposhti në finale Fiorentinën).

Zëvendësuesi i ish-trajnerit të Everton dhe Manchester United, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Julen Lopetegui, “i rrëzuar” si kandidat për Milanin pas protestave të tifozëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot