Jose Mourinho gati të drejtojë Manchester United për herë të dytë

- Bota Sot

Jose Mourinho gati të drejtojë Manchester United për herë të dytë

Jose Mourinho i ka shprehur klubit të Manchester United dëshirën për të menaxhuar sërish “djajtë e kuq”. Lajmi është konfirmuar nga “Manchester Evening News”, që ka marrë edhe mendimin e klubit, që duket se nuk dëshiron të riemërojë portugezin në stolin e “Old Trafford”, duke i besuar ende Erik ten Hag.

Mësohet se trajneri 61-vjeçar portugezi u ka thënë të besuarve se është gati të rikthehet në Manchester për të menaxhuar United për herë të dytë në karrierën e tij, pasi u shkarkua nga klubi në dhjetor 2018. Interesimi i Mourinho vjen pak orë pasi “djajtë e kuq” pësuan një humbje poshtëruese 4-0 ndaj Crystal Palace.

Mourinho u bë trajner i Manchester United në maj 2016, klub me të cilin fitoi Europa League dhe Kupën e Ligës në dy vjet e gjysmë në detyrë.

Aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Roma në janar, thuhet se Jose Mourinho është mik i bashkëpronarit të United, Sir Jim Ratcliffe.

Gjithsesi, klubi duket se nuk ka dëshirë ta rikthejë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot