Partizanin me hap kampioni në javët e fundit

- Bota Sot

Partizanin me hap kampioni në javët e fundit

Partizani po ecën me hapa kampioni në javët e fundit të Superiores. siç duket skuadra e udhëhequr nga Orges Shehi ka arritur të ndezë motorët siç duhet në sprintin final të kampionatit.

Kryeqytetasit ia kanë dalë të sigurojnë 3 fitore radhazi në kampionat, teksa kanë mposhtur fillimisht Dinamon, për të vazhduar me Tiranën në derbi dhe më pas triumfuan ndaj Skënderbeut. 3 kundërshtarë që luftojnë për një vend në “Final – Four” dhe kjo “ngoh” të kuqtë për dy sfidat e fundit.

Në fakt 3 fitoret radhazi te Partizani na kthejnë në vitin e kaluar, periudhë kur “Demat” siguronin 6 fitore rresht me në stol Arbër Abilaliaj. Orges Shehi që pasi mori drejtimin e të kuqve ka mundur të bëjë për herë të parë 3 fitore rresht, rezultate këto që kërcënojnë rivalët për titulllin.

Tashmë timonieri durrsak do tentojë të vazhdojë me ecurinë pozitive edhe në 2 javët e mbetura dhe më pas të tentojnë triumfin edhe në “Final – Four” për të mbajtur në kryeqytet titullin kampion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot