Trajneri i Vllaznisë: Jemi kundërshtar i fortë për Tiranën

- Bota Sot

Trajneri i Vllaznisë: Jemi kundërshtar i fortë për Tiranën

Vllaznia do të sfidojë nesër në “Air Albania” Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Nesër është një ndeshje e madhe këto ndeshje janë speciale, ne normalisht shkojmë për të marrë 3 pikët dhe ky është objektivi.

Dy ndeshjet e mëpërparshme na dhanë shtysë për ndeshjet që do vijnë, por nesër është një ndeshje tjetër dhe Tirana është përgatitur për “Final 4″. Unë gjithashtu kam provuar të gjej zgjidhje, nuk kemi vetëm Balajn, jemi në një situatë të mirë se kemi lojtarë të tjerë që mund të shënojnë. I thash lojtarëve që duhet të vazhdojmë me të njëjtën energji, sduhet tu japim epërsi ekipeve të tjera.

Të rregullojmë gabimet, dhe ndaj Dinamos shënuam në fund. Duhet të kemi një balancë të mirë në skuadër. Dodaj ka një potencial të madh dhe shënoi në ndeshjen e fundit, do të shohim si do të shkojë nesër dhe në ndeshjet e fundit do të na duhen të gjithë. Na mungojnë dy lojtarë, Hakaj ka disa probleme po ashtu dhe Smajli. Do të shohim do të bëjmë ndryshime me lojtarë më të freskët dhe do të vendosim 11-shen më të mirë.

Lojtarët që kanë qenë në fushë e kanë mundësinë për të luajtur, na duhen mbledhje të mira dhe të jemi gati për nesër. Jam realist, jemi të qetë në mendjen tonë jemi të motivuar, gjithashtu dhe presidenti na dha shenja të mira për grupin.

I kemi marrë masat, ne jemi një kundërshtar i fortë për Tiranën, nesër do të jetë një luftë shumë e fortë, me zor po pres ta luajmë këtë ndeshje dhe ti bëjmë detyrat tona. Unë jam gjithmonë i lumtur kur marrim pikë, ju më njihni mua, shkojmë gjithmonë për fitore, shkojmë për 100%”, deklaroi Brdariç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot