Laçi kërkon të shmangë telashet

- Bota Sot

Laçi kërkon të shmangë telashet

Fitorja me Tiranën e mban Laçin me moral të lartë për dy sfidat e fundit të kampionatit. Kurbinasit kanë hequr prej disa javësh stresin e rënies direkt nga kategoria, ndërsa tani duan të shmangin edhe ndeshjen e “play out”-it, ku gjithçka mund të ndodhë.

Trajneri Armando Cungu e ka skuadrën të plotë për ndeshjen e radhës me Skënderbeun në transfertë, pasi kthehet edhe kapiteni Dajko, i cili ishte i skualifikuar kundër Tiranës.

I vetmi që do të mungojë është braziliani Paulo Zhunior, që ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi.

Laçi e pret me besim sfidën ndaj korçarëve, ku synon të shfrytëzojë momentin e mirë që po kalon për të marrë pikë mbijetese.

Nuk do të jetë e lehtë, pasi Skënderbeu ka pretendime për të shkuar në “Final 4” dhe është shumë afër këtij objektivi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot