Silva prezantohet te klubi ku u bë i famshëm

- Bota Sot

Silva prezantohet te klubi ku u bë i famshëm

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva do të mbyllë karrierën e tij në klubin ku u bë i famshëm.

Dhe tashmë transferimi i tij te Fluminense në Brazil është bërë zyrtar nga vetë palët.

Klub brazilian, me një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me mbrojtësin 39-vjeçar, kontrata e të cilit me Çelsin mbyllet në verën e këtij viti.

“Përbindëshi u kthye”, shkruante klubi brazilian përkrah fotos së Thiago Silvas me fanellën e skuadrës.

Lojtari shkëlqeu në vitet e tij te Fluminense, në periudhën 2006-2009, teksa siguroi falë tyre transferimin te Milani duke u bërë më pas edhe një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot