Trajneri i Dortmundit tallet pas kualifikimit në finale

- Bota Sot

Trajneri i Dortmundit tallet pas kualifikimit në finale

Edin Terziç i është gëzuar po aq shumë sa lojtarët e tij kualifikimit të Borusia Dortmund në finalen e Ligës së Kampioneve. Trajneri i skuadrës gjermane, pas fitores 1:0 ndaj PSG-së edhe në ndeshjen e dytë, e ka cilësuar si të merituar këtë arritje, teksa ka bërë humor edhe mbi faktin se tani ekipi i tij ishte favorit.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Nëse fiton të dy ndeshjet në gjysmëfinale, e meriton finalen. Do të shkojmë të bëjmë ëndrrën realitet.

Unë jam gjerman, por kushdo që të fitojë ndeshjen tjetër për mua është njëlloj.

Do të shkojmë të konkurrojmë dhe për momentin jemi ne favoritët pasi jemi vetëm ne deri tani në finale. (qesh)

Është shumë e vështirë që të shpjegosh këtë me fjalë. Ka qenë një sezon i vështirë dhe sot i kemi dhënë një kënaqësi shumë të madhe tifozëve tanë”, tha trajneri i Borusia Dortmund pas sfidës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot