Departamenti i Garave zhvillon takime trajnuese

- Bota Sot

Departamenti i Garave zhvillon takime trajnuese

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një tur trajnimesh në bashkëpunim me Shoqatat Rajonale për të angazhuar të gjitha klubet anëtare në përdorimin e sistemit Comet.

Sistemi Comet është një sistem IT për menaxhimin e aktivitetit të futbollit. FSHF e menaxhon këtë sistem që nga viti 2013 dhe nga sezoni i ri e në vazhdim synohet që klubet dhe akademitë e futbollit në të gjithë vendit t’i hedhin vetë të dhënat për të gjithë personat e angazhuar në futboll, nën mbikëqyrjen e FSHF-së.

Për këtë, Departamenti i Garave në FSHF ka zhvilluar seminare dhe takime me të gjitha klubet dhe shoqatat rajonale për përdorimin e këtij sistemi. Së fundmi, në ambientet e stadiumin “Air Albania” u zhvillua trajnimi i radhës me klubet dhe akademitë anëtare të Shoqatës Rajonale Tiranë, ku përfaqësuesit e Departamentit të Garave në FSHF shpjeguan hap pas hapi mënyrën e menaxhimit të sistemit Comet.

Në përfundim të këtij cikli seminaresh, të gjithë përdoruesit e aplikacionit “Comet Football” do të përdorin me rigorozitet aplikacionin duke siguruar informacion cilësor dhe të saktë, që përkthehet edhe në statistika reale.

Në përgjithësi, përdorimi i sistemit të menaxhimit të futbollit Comet do të ndihmojë në rritjen e transparencës, përmirësimin e efikasitetit, komunikimin, në thjeshtësimin e procesit si edhe në promovimin zhvillimin dhe rritjen e futbollit në të gjitha nivelet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot