Leon Ujkaj kërkon finalen e madhe në Mal të Zi:  Pres një spektakël të vërtetë

- Bota Sot

Leon Ujkaj kërkon finalen e madhe në Mal të Zi:  Pres një spektakël të vërtetë

Buducnosti i Podgoricës me një këmbë është në finalen e Kupës së Malit të Zi në futboll, pasi që gjysmëfinalen e parë e ka fituar me rezultat 4:1 ndaj Rudarit të PLevlës. 

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, lider në kampionatin malazez, synon finalen e madhe në Berane.

Deçiqi luan ndaj Jezeros vendase. Ballafaqimi i parë ka përfunduar pa gola (0:0). 

“Gjithçka është hapur pas ndeshjes së parë”, thotë mbrojtësi i Deçiqit, Leon Ujkaj.

“Jezero është një skuadër e mirë, e cila nuk na shkon aspak nëse shikoni rezultatet e deritanishme. Megjithatë, besoj se kemi forcën dhe cilësinë për të qenë më të mirë këtë herë.

Pres shumë tifozë, një spektakël të vërtetë, në të cilin do të vendosin nuancat, ndoshta edhe penalltitë", tha Ujkaj.

Ndeshja luhet sot në Berane dhe fillon nga ora 17:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot