Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.
Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.
Ai u shpreh se për disa kohë Alma Arrazi u largua nga banesa, por u rikthye sërish tek bashkëshorti 31-vjeçar.
I vëllai tregoi se telefonatën e fundit me 39-vjeçaren e ka pasur një ditë para tragjedisë, por Alma nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim.
Shkëlzen Bushati: Ka qenë data 1 që kam folur me të. Jo, e pyeta si je? Po nuk mu shpreh. E dinim që ai kishte lidhje, pati debatuar me të dhe erdhi tek ndejti ca kohë dhe me pas ai e mori në telefon dhe e kthyer. Lidhjen nuk e ndaloi, me këtë vajzën. Më ka thënë që kam dyshuar për një vajzë dhe më pas i pa përballë. I ka parë në makinë duke qëndruar bashkë, ka parë edhe videot.
Unë kam qenë larg dhe nuk i di gjërat mirë. Kanë të rreth 10-12 vite të martuar. E ka marrë me dashuri dhe kanë jetuar së bashku”, tha ai