Inter Miami 200 milionë arkëtime

- Bota Sot

Inter Miami 200 milionë arkëtime

Sezoni i Inter Miamit nuk mund të kishte nisur më mirë. Pavarësisht eliminimit të hershëm në Conchampions, skuadra me qendër në Florida vazhdon të bënë hapa gjigantë në objektivin për t’u bërë kampione në MLS.

Për momentin, skuadra e “Tata” Martinos është lidere e padiskutueshme e Konferencës Lindore me vetëm disa humbje dhe më shumë se tri duzina golash. Rritja e Inter Miamt është eksponenciale, por rezultatet e fundit ndërkombëtare e nxorën jashtë Top-10 të Concacaf-it.

Në rishikimin e fundit të renditjes të bërë nga organizata e Amerikës së Veriut dhe Karaibeve, Inter Miami arriti të futej për herë të parë në historinë e tij të shkurtër dhe të suksesshme në mesin e skuadrave më të mira të konfederatës.

Megjithatë, në pak më pak se dy muaj, historia ka qenë shumë e ndryshme. Asokohe ishte në luftë të plotë për të gjitha kompeticionet, veçanërisht duke parë Conchampionsin (Championsi i CONCACAF-it), por eliminimi nga Monterrey i fshiu me një goditje aspiratat e Messit me shokë.

Në total, Inter Miami ka humbur një pikë në dy muaj, minimumi për të qenë brenda Top-10. Humbi pesë në fakt pas eliminimit nga Conchampionsi, por fitoi katër pikë nga rezultatet e fundit.

Pavarësisht “rrëzimit” të parë sezonal, ndjesitë brenda ekipit nuk mund të ishin më të pozitive. Klubi rritet muaj pas muaji, si ekonomikisht ashtu edhe nga ana sportive.

Për këtë sezon pritet një arkëtim prej 200 milionësh, sipas burimeve të klubit. Efekti “Messi”, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i skuadrës, ndez një fije shprese në mënyrë që Inter Miami të fitojnë MLS-në e shumëpritur dhe të përsëritë triumfin në Kupën e Ligës, një titull që e fitoi sezonin e kaluar.

Evolucioni i përditshëm shihet si më i rëndësishëm se renditja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot