Milan me sytë nga Potteri

- Bota Sot

Milan me sytë nga Potteri

Graham Potter vazhdon të jetë një nga emrat që mund të marrë drejtimin e skuadrës së Milan sezonin e ardhshëm.

Trajneri, aktualisht nën kontratë me Chelsea-n është lidhur që në muajin shkurt me një kalim te “kuqezinjtë” e Serie A.

Duke pasur parasysh se Potter ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Chelsea-n, nga e cila i kanë mbetur edhe tre vite, padyshim që klubi londinez do ishte i gatshëm për ta ndërprerë atë dhe në këtë mënyrë kalimi i trajnerit te “Djalli” do të ishte shumë lehtë i arritshëm.

Vlen të theksohet se Potter ndiqet edhe nga klubi i Ajax, me holandezët që po kërkojnë një trajner me ekperiencë për t’i besuar ekipi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot