I pari trajner në historinë e Championsi

- Bota Sot

I pari trajner në historinë e Championsi

Carlo Ancelotti është padyshim trajneri më i suksesshëm në historinë e Champions-it.

Si kurrë më parë, tekniku italian ka shpërthyer pas një fitore të Real Madrid. 

Gjithmonë e kemi parë të ftohtë dhe të palëvizur, pavarësisht dramave dhe fitoreve emocionuese të madrilenëve.  

Në të njëjtën mënyrë arritën që të përmbysnin Bajernin me shifrat 2:1 dhe të kalonin në finale. 

Menjëherë pas mbylljes së takimit, Anceloti ka kënduar himnin e Realit.

Ndërkohë ky trajner është bërë i vetmi në histori që ka arritur gjashtë finale në Champions League.

Italiani ka të paktën dy më shumë finale se çdo trajner tjetër që është në garë.  

Në 5 të mëparshmet Ançeloti ka humbur vetëm 1 me Milanin në 2005, teksa ka fituar 4 të tjerat, dy me Realin dhe dy me Milanin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot