Pyetja e përfaqësuesit të qeverisë së SHBA që gozhdoi Enver Hoxhën! E vërteta tronditëse që u fsheh për Kosovën

- Bota Sot

Pyetja e përfaqësuesit të qeverisë së SHBA që gozhdoi Enver Hoxhën! E vërteta tronditëse që u fsheh për Kosovën

Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi, historiani që ka shkruar më shumë në libra, referate, debate e shkrime më shumë për historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtar dhe, në publikimin e gjatë në Dita e 16 prillit, që shkoi, ngulmon në nevojën e bilancit për luftën:

“Sivjet vendi kremton 80 -vjetorin e përfundimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe është rasti që krahas aktiviteteve politike e kulturore, si ngaherë, të bëhet edhe një bilanc i kësaj ngjarje, për të rikonfirmuar arritjet dhe ndryshimin që solli ajo luftë në jetën shoqërore dhe për të riparë e plotësuar analizat e bëra deri tani me të dhëna dhe dokumentet e reja të nxjerra nga studimet, kërkimet arkivore apo debate në rrethet e historianëve dhe studjuesve.”

Profesori i historisë ngulmon bërje bilanc për luftën në këtë 80 vjetor dhe atë e mendon bardhë e zi, fitimtarë e të mundur porse si fitimtarët dhe humbësit janë shumëngjyrësh me nuanacat e tyre. Publikimi i tij në shpirt ka metodologjinë komuniste dhe bën të vetë teknologjinë mjeshtërore të diktatorit E. Hoxha në punën me faktet: faktet i lidh së bashku që ti shërbejnë interesit të vet personal; minimizon apo injoron fakte që nuk i shkojnë për shtat; fsheh faktet që minojnë, dobësojnë dhe zbulojnë pozicionin dhe vërtetësinë e ngjarjes; dhe mbi një gënjeshtër punon me një tjetër gënjeshtër.

DEBATI, PËR ÇFARË?

I pari debat për luftën është ai i Plenumit Dytë të KQ të Partisë komuniste,(22-26 nëntorit ’44) i mbajtur tepër sekret dhe i zbuluar më 1996, debatet në plenum janë historia e vërtetë e luftës, historia e vërtetë e Partisë Komuniste, atëhere historia do të ishte më e plotë me diskutimin politik të Sejfulla Malëshovës, i cili konsiderohet i “humbur”; për të keqen tonë debatet e plenumit thuajse i mungojnë historiografisë bashkëkohore. Është njëra arsye por kryesore është një pirg me dokumente të kohës dhe polarizimi ekstrem i opinionit bardhë e zi për historinë e luftës që e bëjnë të domosdoshme një debat me argumente burimore arkivore për luftën e historinë e saj me këtë tematikë: Enver Hoxha i vetmi me meritë të jëtë në krye të partisë komu- niste apo ishte i vetmi i padenjë në krye të partisë? PKSH e krijuar në Tiranë më 8 nëntor 1941 apo vendimi i marrë nga PKJ në Vitomiricë të Pejës me 11-12 tetor 1941? Udhëheqja e Partisë komuniste zgjidhet demokrativisht apo erdhi e listuar nga mbledhja e Vitomiricës me në krye ishte Boris Vukmiroviç, sekretari organizativ i PKJ për Kosovë? Miladin Popoviç i dërguar i Kominternit në Shqipëri apo i dërguar i posaçëm i Titos bashkë më Dushan Mugosha për organizimin e punës për theme- limin e partisë? Konferenca e Pezës komuniste apo nacionaliste? KQ i partisë komuniste i zgjedhur me votim nga 50 delegatët e Konferencës Parë të Vendit (mars ’43) apo udhëheqja mbeti e pavotuar deri në Kongresi i Parë i partisë (nëntor ’48)? Enver H. i vetëdeklaruar i zgjedhur me votën e delegatëve të Konferencës apo i kundërshtuar hapas nga byroistët për të qënë në krye të parties dhe i votuar herë të parë nëntor ’48? Kongresi i Përmetit kongresi i ndërtimit të Shqipërisë demokratike apo kongersi i bashkimi me Jugosllavinë e Titos? 28 apo 29 nëntori dita e çlirimit nga pushtuesit gjermanë apo dita e ripushtimit nga armiku komunizëm? Fitorja heroike e luftës hapi një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë, por çfarë shkruhet në faqet e historisë? Komunizmi shqiptar njeh periudhën nga 8 nëntori 1941 e në vazhdim dekretuar me Ligjin Nr. 10242 dt. 25.02. 2010 apo komunizmi shqiptar fillon nga 29 nëntori 1944 i vendosur me ligjin e ndryshuar mashtrues Nr. 129 dt. 22.10. 2020? Debati me profesorin e historisë…

1. Profesor Gjeçovi në këtë 80 vjetor ka merak bilancin e luftës në konceptin e vet, madje në publikimin e tij në dy faqe të Ditës bilancin e luftës e nis me tabelë qitje kundër pasardhësve të kolaboracionistëve që i “morën” të gjitha të mirat diktaturës së proletariatit dhe s’kanë të ndalur goditjet e pamëshira kundër luftës e mbrekullive që solli ajo pas lufte: “… ndaj luftës dhe përfundimeve të saj është hedhur shumë baltë e janë bërë manipulime skandaloze nga pasardhës të kolaboracionistëve dhe jo pak nga kjo kategori biles nga ata që diktatura nuk i preku fare, që u plotësoi edhe tekat, duke u dhënë mundësi që të shkollohen në degët që dëshironin, të zenë vende pune të privilegjuara e qoshe të ngohta.” Vajmedet! Kritikën kundër pasardhësve të kola- boracionistëve historiani e individualizon me shigjetime të egra ndaj historianëve: “Kur baballarët e kushërinjtë e tyre që sot çiren e qahen, ndër ta jo vetëm Uran Butka e takëmi i tij por edhe figura si Visar Zhiti etj. që shfaqen edhe si babaxhanë, që s’lënë rast pa theksuar se lufta paska sjellë diktaturën, duke anashkaluar faktin se diktatura solli pavarësinë dhe ndryshime në jetën shoqërore…”.

2. Në vemendje të profesorit të historisë është bilanci i luftës edhe për qëndresën ngulmuese antifashiste të çetave të shumta patriotike, por ai manipulon me faktet historike për interesa të partisë së tij politike: “… Këto fakte na bëjnë krenarë, pasi tregojnë vetëdijen e një kombi dhe karakterin popullor të lëvizjeve të tij, që me themelimin e PK (8 nëntor 1941) dhe të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar (16 shtator 1942) do të shndëroheshin në në lëvizje të organizuara në shkallë kombëtare me një udhëheqje e program kombëtar…” PK i jep meritën e organizimit të qën- dresës popullore kundër pushtuesve italianë kur deri në Konferencën e Parë të Vendit (mars ’43) madje e muaj më pas partia komuniste nuk kishte asnjë çetë partizane të vetën, kurse në vend ishin 26 e më shumë çeta patriotike të pavarura nga partia. Të verbuar nga kjo e vërtetë censurohej faqja 5 e Rezolucionit të Konfe- rencës së Pezës me veprimtrinë e çetave të shumta patriotike kur mungonte qoftë e një çetë e vetme e partisë komuniste, siç shihet në faximile arkivore faqe 5 krejt e censuruar. (2) Me një gënjeshtër manipulohet për një tjetër gënjeshtër, si krijimi i Frontit Nacionalçlirimtar më 16 shtator kur në Konferencën e Parë të Frontit Nacio- nalçlirimtar Zvëndëspresidenti i tij Koci Xoxe deklarohej: “… Sot (26 tetor 1944) Fronti Nacionalçlirimtar po del si një organizatë e veçantë, si një organizatë e gjërë politike…” dhe po atë ditë përcaktohen pesë faktorët përbërës të Frontit. E pabe- sueshme por e vërtetë e pamëshirë! (3)

3. Lëshohet rrufeja, kundër deklaratës se “lufta paska sjellë diktaturën”, të goditetet historiani Uran Butka dhe shkrimtari Visar Zhiti, pse kanë shkruar se lufta solli diktaturën fakt në thelb i vërtetë por ndoshta autorët s’kanë mundur ta argume- ntojnë me burime arkivore. Është e pavërtetë se diktatura e proletariatit ishte si rrjedhojë e fitores së luftës kurse e vërteta është se vendosja e komunizmit dhe e diktaturës së proletariatit ishin strategji në programin e Partisë Komuniste me theme- limin e saj dhe herë tjetër kam publikuar plot burime arkivore ndaj këtu po i referohem njërit – Enver H. në raporti i tij para kuadrove të larta të partisë e ushtrisë më 26 mars 1944: “… Lufta jonë do të mbarojë vetëm me vendosjen e diktaturës së proletariatit.”(4)

4. Profesori bilancin e luftës e shtrin edhe me qëndrime kritike ndaj aleatit Britania e Madhe, bën një përshkrim të gjatë të marrëveshjve të qeverisë britanike me atë grekë për çështjen “Vorio-Epirote” duke nënëshkruar një marrëveshje dhe “angazhohej që kërkesat greke të njiheshin edhe në Konferencën e Paqes dhe të shoqërohen me një mal akuza, sipas të cilave Shqipëria paska mbështetur agresionin e Italisë fashiste kundër Greqisë (tetor 1940.)”; Enver H. përlavdërohej se komunistët “shpërndanë” armë në popull kundër agresorëve fashistë. Edhe e vërteta se komunistët shqiptarë “bënë punën e rojtarit të depove greke” në luftën itlao-greke dhe ngjarja mbeti e shkruar, fillim nëntori ’41, në retrospektivën e udhëheqjes së partisë, i pranishëm Hoxha, për zhvillimin e lëvizjes komuniste shqiptare deri në themelimi i partisë: “Qëndrimi i komunistëve gjatë okupacionit grek: në vend që të përfitohej nga situata e krijime për të marrë fuqinë në dorë, me u treguam se si punojnë komunistët tue zaptuem depot e armëve greke dhe ia shpërndamë këto popullit dhe komunistët bënë punën e rojtarit të depove greke dhe ranë në pikëpamjen e gabueme se ushtrija e Metaxas-it ishte ushtri çlirimtare.” (5)

5. Në marrëveshjen qeveritare britanike-greke, siç shihet më parë, delegati britanik në Konferencën e Paqes në Paris (1946) i gjendet pranë delegacionit grek në kryesinë e Kryeministrit për pretendimet greke për “Vorio-Epirin” në debat me delegacionin shqiptar. Profesori rrëfen se “Kryeministri (Enver H.) la një përshtypje të jashtë- zakonshme për nivelin e lartë të komunikimit në debatin me kryeministrin grek, në gjuhën frënge.” E nuk e besoj, derisa mungon burimi referues i huaj.

Kur hiqet maska: Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në debat të fortë për mosfutjen në rend të ditës një kërkesë që bënte pala greke për qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe përfaqësuesi i qeverisë amerikane në debat me Hoxhën e pyet: “Gjeneral, cili do të ishte reagimi juaj sikur Shqipëria të fuste në rend të ditës të Konferencës së Paqes një pretendim për ndonjë rajon fqinj, fjala vjen për hir të rajonit të Kosovës dhe sikur edhe delegati i SHBA-ve të votonte kundër dhënies të së drejtës së Shqipërisë për të shprehur pretendimet e saj në Konferencë.” Në përgjigje i vetmi koment nervoz i Enver Hoxhës ishte: “Analogjia juaj nuk qëndron sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë për rajonin e Kosovës.(6)

6. Deklaratës së dhjetorit 1942 nga SHBA e Bashkimi Sovjetik iu shtua deklarata e kryeministrit angles çërçill në Dhomën e Komuneve për “veprimet e çetave partizane në Shqipëri dhe cilësitë e luftëtarëve partizanë që po vazhdojnë traditën më të mirë luftarake, duke goditur parreshtur armikun duke krijuar panik e pasiguri në radhët e tij.” Vlerësimi i lartë për çetat patriotike, në radhët e të cilave nuk kishte asnjë çetë komuniste, nxjerr lakuriq Partinë Komuniste pa pikë rëndese në lëvizjen patriotike antifashiste, andaj kundër deklaratës mbështetëse të nacionalistit Abaz Ermenji profesori vë në përdorje Prof Kristo Frashëri me deklaratën e tij politike qindpërqind rrenashe “Balli në këtë kohë ishte në shpërngënjë, s’kishte ngritur asnjë çetë të armatosur e nuk kishte shkrehur asnjë pushkë.” E vërteta tronditëse arkivore mbajtur e fshehur: Ftesa “Këshilli inisiator për mbledhjen e Konferencës për çlirimin kombëtar” e 5 shtatorit 1942 nga nacionalistët e përkrahur nga komunistët edhe drejtimi e punimet e Konferencës ndjehen në pushtetin e delegatëve nacionalistë. (7)

7. Qëllimi strategjik i Partisë për luftën kundër pushtuesve u përcaktua kështu: “Të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike në Shqipëri të lirë prej fashizmit.”(8) Dhe qëllimi strategjik i partisë për Luftën me dukje është i pastruar nga koncepte politike e ideologjike si komunizmi, diktatura e proletariatit, lufta e klasave etj. dukja mashtruese Në 40 vjet komunizëm e në 30 vjet demokraci kjo dukje mashtruese është tepër e përlavdërueshme nga historiografia; madje me argumentin qindpërqind të gënjeshtër të qëllimit strategjik të partisë për luftën grupi socialist i deputetëve shkruan e voton Ligjin idjot Nr. 129 dt 22.10. 2020 ku shkronja “a” e nenit 3 riformulohet me argument tërësisht të paqenë: “Periudha e komunizmit është periudha e Historisë së Shqipërisë nga 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990” duke shfuqizuar nenin 3 në shkronja “a: periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria që ka përgatitur ardhjen në pushtet të PKSH, e cila më pas u shndërua në PPSH.” Shfuqizimi i ligjit bëhet për t’i hequr të drejtën e hulumtimit të krimeve të komunizmit Institutit të studimit për krimet dhe pasojat e komunizmit të Shqipëri.

Komunizmi i fshehtë i luftës zbulohet në dokumente të shumta arkivore me E. Hoxha, M. Shehu, N. Hoxha etj dhe e para është Rezolucioni i mbledhjes themeluese të Partisë komuniste: “… me u dhanë mundësinë me hyrë në radhët e partisë komu- niste në rast se janë të vendosur me punue për komunizmin.”(9) Komunizmi i fshehtë i luftës kur heq maskë shohim ç’fytyrë ka komunizmi i fshehtë i luftës në libri kombëtar Historia e luftës Antifashiste të popullit shqiptar: “Në sajë të politikës së Partisë Komuniste në Luftën Nacionalçlirimtare dhe revolucionin popullor u zhvilluan edhe elementë të revolucionit socialist. (…) Në këtë mënyrë u mënjanua pengesa kryesore shoqërore për kalimin e revolucionit popullor në revolucion socialist dhe u sigurua zhvillimi i shtetit shqiptar të demokracisë popullore si shtet i dikataturës së proletariatit.…”(9) Dilema: Luftë Nacionalçlirimtare apo Luftë komu- niste Nacionalçlirimtare!

BURIMET:

1, Xhelal Gjeçovi, Dita 2024: 16 prill.

2. AQSH, F. 14, D. 5, 1942.

3. Konferenca e Parë e Frontit Nacionalçlirimtar, 26 tetor 1044.

4. AQSH F. 14, D. 1, 1941.

5. AQSH, F. 14, D. 1, 1942

6. Albania US Position on Recognifition on Government

173, 16. Cituar nga Nikoll Kosta në libri i tij: Shqipëria
enigma europiane 1995:74.

7. AQSH F. 14, D. 5, 1942.

8. AQSH F. 14, D. 1, 1941.

9. Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, vëll. 4, 1988:919-920. Botim i KQ të PPSH



Lexoni të gjitha në Bota Sot