“Lajm i mirë për shqiptarët në Gjermani”, juristi: Tani lejohet të kenë dyshtetësi

- Bota Sot

“Lajm i mirë për shqiptarët në Gjermani”, juristi: Tani lejohet të kenë dyshtetësi

Juristi Rafael Todhe ishte këtë të premte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku ka folur për lehtësimin e procedurave për marrjen e pasaportës gjermane.

Tashmë shqiptarët do kenë mundësinë të marrin nënshtetësinë gjermane pa hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

“Tashmë fillon zbatimi, pasi ligji është shkruar në fletoren zyrtare 3 muaj më herët. Ndryshimi kryesor është se thjeshtësohet marrja ë nënshtetësisë shqiptare. Për ne shqiptarët një gjë e mirë është se na lejohet të mbajmë edhe nënshtetësinë shqiptare. Kjo më parë ka qenë e ndaluar.

Nënshtetësia gjermane mund të merrej vetëm nëse hiqje dorë nga nënshtetësia shqiptare. Kjo ishte një procedurë e tejzgjatur pasi vetëm dorëzimi i nënshtetësisë shqiptare shkonte deri në dy vite”,-tha juristi Todhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot