Lugina e Preshevës me Lirije Arifin rrezaton edhe me dije, diplomon në MBA EU Business School në Mynih të Gjermanisë

- Bota Sot

Lugina e Preshevës me Lirije Arifin rrezaton edhe me dije, diplomon në MBA EU Business School në Mynih të Gjermanisë

Data 25 qershor e vitit 2024 do të jetë e veçantë jo vetëm për Lirijen, jo vetëm për vendlindjen e saj Turi komuna e Bujanocit, por për gjithë ate pjesë të etnisë shqiptare, sepse ju shtua edhe një intelektuale e mirëfilltë edhe ate në një universitet prestigjioz në Gjermani, konkretisht në Eu Business School të Münchenit në Gjermani. Zonjusha Lirije dëshmoi vullnetin edhe për rininë tjetër të asaj treve, Preheva, Bujanoci e Medvegja, se e duan diturinë dhe nuk njohin kufinjë e vështirësi, sepse nga vështirësitë lindin personalitete të mëdha. Dihet, se Lugina e Preshevës është e njohur për intelektualë të mëdhenjë. Edhe pse e dijmë se si është duke jetuar ajo pjesë e shqiptarisë, ti themi në Geto ndoshta është pak, por e shtypur tej mase. Megjithate nuk dorëzohen, falë edhe mbështetjes së familjeve ata po korrin suksese. Lirija vjen nga një familje atdhetare e humanitare, shumë e njohur e asaj etnie, me prejardhje nga Konçuli i Bujanocit dhe jetojnë e veprojnë në fshatin Turi, afër Bujanocit, fshatit Tërnoc, Lluçan e Konçul. Në familjen e saj ka pasur e ka punëtorë të dalluar që me djersën e tyre kanë arritur ta mirëmbajnë familjen. Dikur gjyshi i saj z.Asllani tashmë i ndjerë, ndër të parët kishte shkuar në Gjermani për të punuar. Ai me ato mundësi që kishte, bëri punë të mëdha në fshatin e tij, por duke e ndihmuar edhetë tjerët, sepse ishin kohë të vështira në vitet 70-ta. Qysh në ate kohë, ju mundësoi djemëve të tij, që të kenë veturë Mercedes që ishin të rralla veturat, pastaj shitore (market ushqimesh) dhe shkolloi edhe fëmijët e tyre, ku doli nga kjo familje edhe një biolog, Prof. Shukri Asllani. Kush e ka menduar, se do të shkojnë disa vite dhe në Gjermani, kur dikur gjyshi i Lirijes ka punuar, do të studioj dhe do të gradohet me dije edhe ate e dalluar në mesin e shumë studentëve të tjerë. Edhe babi i Lirijes z.Bujari, që njihet si ekspert mehanik i veturave gjermane Mercedes në ate zonë e më larg, kishte shumë dëshirë që një ditë vajza, por edhe djali i tij të shkollohen. Z.Bujari si çdo prindër, mundohej të punoj me fëmijët e tyre, që të duan dijen dhe të punojnë shumë. Z.Bujarit ju realizua dëshira, që vajza e tij Lirija të arrijë grada të larta shkencore në Gjermani. Ai së bashku me bashkëshorte e tij dhe djalin, shkuan në Gjermani në datën e diplomimit të vajzës e motrës së tyre Lirijes, që ti dërgojnë një buqetë lulesh të freskëta nga Kosova Lindore me rastin e diplomimit. Emocionet ishin të papërshkrueshme të prindërve dhe të anëtarëve të tjerë të familjes. Ne kontaktuam me zonjushën Lirijen dhe për herë të parë për medien tonë ndër të tjera na tha: „

„Në zemrën e një familieje të përkushtuar dhe mbështetëse, në një fshat të vogël të quajtur Turijë në komunën e Bujanocit, filloi rrugëtimi im. E rritur në një mjedis ku dashuria dhe mbështetja e familjes ishin themeli i çdo arritjeje, mësova që çdo ëndërr mund të bëhet realitet me përkushtim dhe punë të palodhur. Familja ime më ka frymëzuar në çdo hap të këtij rrugëtimi, duke më dhënë forcën dhe motivimin për të përballuar çdo sfidë dhe për të synuar gjithmonë më lart. Ata ishin aty në çdo hap, duke më kujtuar që asgjë nuk është e pamundur për sa kohë që kam zemrën dhe mendjen të përkushtuar. Gjithashtu, mësimdhenësit e mi luajtën një rol kyç në zhvillimin tim akademik. Ata më dhanë dijën, mbështetjen dhe inkurajimin e nevojshëm për të arritur suksesin dhe për të ndjekur ëndrrat e mia me pasion dhe vendosmëri. Me përkushtimin e tyre, ata më mësuan rëndësinë e edukimit dhe më udhëhoqën dreit nje të ardhmeje më të mirë. Shkollimin fillor e kreva në shkollën Sami Frashëri në Turijë dhe Lluçan, ku mësova vlerën e dijes dhe rëndësinë e komunitetit. Në Gjimnazin Sezai Surroi në Bujanoc, jo vetëm që vazhdova të shkëlqeja në mësime, por edhe mora rolin e Kryetares së Parlamentit të Nxënësve, duke udhëhequr dhe përfaqësuar bashkëmoshatarët e mi, ashtu si edhe në shkollë fillore. Pas përfundimit të gjimnazit, vendosa të ndjek ëndrrën time për të studiuar jashtë vendit.

Për të përmbushur këtë ëndërr, udhëtova në Prishtinë, ku u diplomova me një Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në univerzitetin AAB, me një GPA prej 9.27 nga 10. Pas kësaj, ambicia ime më çoi në Mynih te Gjermanise, ku fitova një MBA në Biznes Ndërkombëtar nga EU Business School.

Gjatë gjithë këtyre viteve, kam mësuar të flas rrjedhshëm disa gjuhë: anglisht, gjermanisht (niveli B2) për të cilën kreva kursin gjat studimeve të mia BA, (niveli C1), dhe kam njohuri bazike të turqishtes dhe spanjishtes, përveç gjuhës sime amtare, shqip. Përvoja ime profesionale filloi herët, kur në moshën 18-vjeçare, kreva një praktikë në menaxhimin e zyrës në një kompani makinash në Mannheim. Pas diplomimit të BA-së, bëra punë vullnetare si Mësuese e Gjuhës Angleze në SOS Fshatin në Prishtinë, ku përjetova kënaqësinë e të ndihmuarit të fëmijëve në nevojë. Kam punuar gjithashtu një periudh të shkurtër në McDonalds në Mannheim, duke mësuar rëndësinë e punës në ekip dhe shërbimit ndaj klientit. Një tjetër përvojë e vlefshme ishte roli im si Asistente Ekzekutive Administrative për CEO në Bujanoc, ku zhvillova aftësitë e mia organizative dhe të udhëheqjes. Gjatë studimeve të mia MBA, prap mora rolin si Këshilltare e Studentëve të Masterit, isha pjesë e Bordit të Menagjimit të Klubit të Financave për studenta, dhe gjithashtu mora një praktikë në universitetin ku po studioja, që më dha mundësinë të përfitoj nga përvoja akademike dhe të punoj ngushtë me stafin universitar. Ky angazhim rezultoi në krijimin e një pozite të re pune pas studimeve të mia enkas për mua me titullin si zyrtare e vizave studentore dhe pranimin e studentave. Ku madje, gjat ceremonisë së diplomimit edhe u nderova me çmimin e udhëheqjes së studentëve (Student Leadership Award).

Për më teper, isha gjithashtu studentja dhe praktikantja e vetme në festimin e përvjetorit të Universitetit në Barcelonë, ku morrën pjesë të gjithë antarët e stafit nga Barcelona, Mynihu dhe Zheneva, që më bëri të ndjehem tejet e priveligjuar.

Një nga arritjet e mia personale është që jam gjenerata e parë në familjen time që studion ndërkombëtarisht dhe fiton një diplomë masteri, duke neglizhuar sfidat që kalova unë dhe lehtësuar rrugëtimin e të tjerëve pas meje. Pasioni im për shenjtari, dhe hobitë e mia në shkrim dhe boks, tregojnë diversitetin e interesave të mia. Kurse ftesa që të garoja në shenjtari, edhe pse nuk munda të marr pjesë për shkak të angazhimeve të shumta, më jep kënaqësinë të kuptoj se jo vetëm në akademi dhe karrierë po edhe në sfera të tjera të jetës, përkushtimi im është gjithmon maksimal dhe transaprent. Kam një mision për të cilin kam punar pa ndalur e pa u lodhur që nga dita kur fillova këtë rrugëtim. Punoja ditën, studioja natën, me një fjalë kam shfrytëzuar çdo moment të kohës, duke mos harruar asnjëher përse kam ardhur këtu ku jam. Ndershëm, me shumë mund dhe përkushtim arrita disa prej qëllimeve të mia, por më e mira mbetet ende për tu pare”.

Ky shembull i Lirijes do ti shërbeje edhe të tjerëve, se me punë e shumë përkushtim mundesh të arrish suksese. Nga Lirija presim edhe suksese të tjera, duke e njohur vullnetin e saj për dije dhe është modeste. Suksesi i Lirijes ka sjellur një gëzim edhe në ate pjesë të shqiptarisë, se rinia jonë, po ndjek studimet nëpër universitetet e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë Veriore, por nuk po ndalen me kaq, ata po shikojnë edhe të marin nektarin e dijes edhe nëpër universitete prestigjioze të evropës. Sukseset e Lirijes nuk do të ndalen, ajo do të vazhdoje shpresojmë edhe deri në titullin më të lartë shkencorë. Lugina e Preshevës e ka mirëpritur këtë dijetare dhe do të shërbeje si model edhe për vajzat tjera të reja, se për të arritur dije në unviversitete të evropës nuk është edhe e lehtë, por jo e pa arritshme. I dëshirojmë suksese Lirijes dhe të rrezatoj edhe në të ardhmen me dije.



Lexoni të gjitha në Bota Sot