Augsburg, me sukses përfundoi mësimi shqip për këtë vit shkollor

- Bota Sot

Augsburg, me sukses përfundoi mësimi shqip për këtë vit shkollor

Në shkollën Schiller të Augsburgut, me rastin e përfundimit të këtij viti shkollorë, në mënyrë modeste u organizua dhënja e dëshmisë së vijimit të mësimit shqip. Klasa shqipe në shkollën Schiller aktualisht numëron 21 nxënës me çrast mësuesja Ardita Sokoli tha se aty-këtu ka pasur ndonjë mungesë të nxënësve, por kryesisht me arësye ndërsa vlerësoi se vijimi i mësimit shqip ka qenë jashtëzakonisht i rregullt.

Bartëse e mësimit shqip është LAPSH-Lidhja e Arësimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, ndërsa mësimi zhvillohet në bashkkoordinim të të dy konsullatave shtëtërore të Kosovës e të Shqipërisë si dhe të Ministrisë së arësimit Bavarez.

Lidhur me hapjen e mësimit shqip në Augsburg si dhe hapat që janë ndërmarrur të arrihet deri te ky rezulltat foli z. Kuqi, koordinator i LAPSH-it për Augsburg.

Prindërit e nxënësve e falënderuan këshillin organizativ të mësimit shqip në Augsburg, LAPSH-in, përfaqësinë konsullore të Kosovës e të Shqipërisë, ndësa në veqanti e falënderuan mësuesen Ardita Sokoli për angazhimin e saj

Nxënësit me dëshirën më të madhe i tregonin dëshimtë e tyre të pranuara nga mësuesja. Këto dëshmi të vijimit të rregullt të mësimit shqip janë dokumente të cilat lëshohen konform marrëveshjes së Konsullatës së Republikës së Kosovë, të Shqipërisë dhe të LAPSH Bavari, ndërsa mësimi mbahet në objektet e shkollave të rregullta gjermane.

Urime nxënës përfundimin e vitit të parë shkollorë të mësimit shqip në Augsburg, urojmë që nga viti tjetër shkollorë të kemi sa më shumë nxënës e më shumë klasë që vijojnë mësimet e gjuhës Amtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot