Po vazhdon konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS”

- Bota Sot

Po vazhdon konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS”

Serbët e Kosovës po vazhdojnë aplikimin për konvertimin e patentë shoferëve, nga ilegalë serbë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur për tëvë1.info se vetëm të enjten janë bërë 135 kërkesa.

Sipas tij, deri tani në Leposaviq janë 1088 kërkesa,në Mitrovicën Veriore 958,në Zubin Potok 596,ndërsa në Zveçan 664 sosh.

Aplikimi për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS” në veri të vendit ka filluar nga data 09 maj dhe do të vazhdojë deri më 09 gusht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot