Loriana Kuka i jep fund karrierës në xhudo, ishte e pafat në Lojërat Olimpike të Parisit

- Gazeta e Prizrenit

Loriana Kuka i jep fund karrierës në xhudo, ishte e pafat në Lojërat Olimpike të Parisit

Mes lotësh, me paraqitjen në Lojërat Olimpike të Parisit, Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës në xhudo.

Loriana, mbesa e kryemjeshtrit Driton Kuka, la jetën në Zvicër për t’iu përkushtuar karrierës së xhudos e sidomos përfaqësimit me dinjitet të Kosovës.

Xhudistja Kuka ka fituar medalje të bronztë të botës në vitin 2019 dhe në Lojërat Evropiane në Minsk në vitin 2019.

Gara e xhudos në Lojëra Evropiane ishte llogaritur edhe si Kampionat Evropian në këtë sport. Medalje të bronztë evropiane ka fituar edhe në vitin 2020. Pra i ka tri medalje nga ngjarjet madhore.

27-vjeçarja e ka edhe një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare të vitit 2022, ndërsa në vitin 2018 kishte medalje të argjendtë në Lojëra Mesdhetare.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit