Stacioni Policor në Rahovec, me datë 30.07.2024 në fshatin Pastasellë-Rahovec pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, kishte konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë dhe 7 gëzhoja.
Policia njoftoi sot se në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë rast, sot me datë 01.08.2024 janë identifikuar dhe arrestuar edhe katër të dyshuar tjerë, meshkuj kosovar të moshës madhore mbi dyshimin se të njejtit po ashtu kishin përdorur armë në rastin e raportuar.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri: një armë zjarri e gjatë automatike, tri armë zjarri të llojit pistoletë, pesë karikatorë, njëzetë e dy copë fishekë dhe tridhjetë e një gëzhoja.
Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në kordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Përdorimi i armëve në festa dhe ahengje është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj. Festa me armë është rrezik për të gjithë, zgjidhni të festoni me zemër dhe pa armë.