Interesante: Derrat e egër ia dëmtojnë misrin, llapjani i gjuan me AK-47

- Bota Sot

Interesante: Derrat e egër ia dëmtojnë misrin, llapjani i gjuan me AK-47

Një rast interesant është raportuar në Podujevë, më saktë në fshatin Dumnicë.

Atje disa derra të egër i kishin hyrë një qytetari në arat me miser. Si pasojë, ai i kishte gjuajtur me AK-47 ku më pas ishte arrestuar nga Policia.

Njoftimi:

Fsh. Dumnicë e Poshtme, Podujevë 01.08.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot