Në Prevallë KFOR-i intervenoi nga ajri, shuhet zjarri

- Gazeta e Prizrenit

Në Prevallë KFOR-i intervenoi nga ajri, shuhet zjarri

Shuhet zjarri në Prevallë. Kjo u bë falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, njoftoi kështu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë dhe |poashtu falënderoi KFOR-in për përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

“KFOR-i edhe një herë e ri-konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

Gjate intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njejtë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit