Shpërthim në Pejë, dy të lënduarit në gjendje të rëndë – U sekuestrohet municion

- Bota Sot

Shpërthim në Pejë, dy të lënduarit në gjendje të rëndë – U sekuestrohet municion

Zhurmën e dëgjuan në orët e hershme të së mërkurës e pasi dolën panë edhe njolla të mëdha gjaku.

Në këtë parking që është edhe biznes privat, ndodhi një shpërthim që të lënduar la dy burra.

E të njëjtit, tanimë janë në gjendje të rëndë.

“Janë në gjendje të rëndë, njëri në sallë të operacionit e njëri në repart”.

Nga familja e të lënduarve që gjeti televizioni afër biznesit, thanë se njëri prej të lënduarve kishte humbur dorën pas shpërthimit.

Por detaje rreth lëndimeve nuk kanë dhënë nga QKUK.

Familjarët të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, thonë se disa metra pas vendparkimit, policia sekuestroi armë por që nuk dinë nëse janë pronë e djemve të tyre.

Por policia gjeti shumë më shumë.

Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё AK 47; Tre (3) karikator tё njёjtёs armё; Nёntёdhjetё (90) fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё”.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Pejë nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit lidhur me çështjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot