Arrestohet në Gjilan shqiptari i kërkuar nga Interpoli për vrasje

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet në Gjilan shqiptari i kërkuar nga Interpoli për vrasje

Avni Ajruli, 48-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut u arrestua sot në Gjilan, pasi ai ishte edhe në kërkim ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.

Ajruli dyshohet se në vitin 2003 ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ai dyshohet se më 26 maj të vitit 2003, në Kumanovë, e ka qëlluar një person me një plumb në kokë, me ç’rast viktima nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se Avni Ajruli është arrestuar sot (14.08.2024) në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan.

I dyshuari ka qenë në kërkim ndërkombëtar dhe pas arrestimit nga Policia e Kosovës, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se Ajruli ka kryer veprën penale “vrasje” sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës si ”vrasje e rëndë”.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit