Ky është burri që mbeti i vdekur pasi u godit nga një veturë në Gjilan

- Bota Sot

Ky është burri që mbeti i vdekur pasi u godit nga një veturë në Gjilan

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident me fatalitet ka ndodh edhe dje në Gjilan. Për pasojë një këmbësor ka vdekur pasi është goditur nga një veturë.

Gazeta mëson se viktimë e këtij aksidenti ishte Shaqir Sylejmani, i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot