Pas largimit nga Chicago Fire FC, Xherdan Shaqiri ka njoftuar për skuadrën e tij të re.
Sulmuesi zviceran ka nënshkruar me skuadrën e Basel, skuadër që dikur ishte pjesë e saj dhe mori hapat e parë si futbollist.
Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi zviceran, i cili ka prezantuar sulmuesin dhe ka bërë të ditur se ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.
Pas largimit nga amerikanët e Chicago Fire, futbollisti me origjinë shqiptare ka vendosur të rikthehet për të luajtur në Evropë.
Me shumë gjasa, skuadra zvicerane do të jetë e fundit në karrierë për Shaqirin, i cili ka luajtur edhe për skuadra si Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon./Sinjali Sport