Sot ka vdekur nënkoloneli dhe piloti i Ushtrisë Shqiptare, si dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Sallaku.
Lajmi për vdekjen e nënkolonel Sllamnikut është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, përmes rrjetit social ‘Facebook’. Ai, për ish-eprorin e UÇK-së, Sllamniku, tha se vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore.
Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku”, ka shkruar ministri Vëngu.