Mbyllet një furrë në Prishtinë, rreth 20 qytetarë dyshohet se u helmuan

- Bota Sot

Mbyllet një furrë në Prishtinë, rreth 20 qytetarë dyshohet se u helmuan

Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kjo pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.

Policia njofton se të premten është intervistuar pronari i furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot