Kërcënohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

- Gazeta e Prizrenit

Kërcënohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është ndaluar agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar.

Artistja interpretuese e hitit “I’m A Mess” publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport.

“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles – kur ndodhi ky skandal.

Kjo nuk është hera e parë që artistja çon pluhur me idenitetin e saj shqiptar, pasi javë më parë ajo shkaktoi një “tërmet” në emdiat ballkanase, kur provokoi me quajtjen “Shqipëri” të të gjitha trevave shqiptare si Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Preshevën.

Kjo ndodhi gjatë një vizite në vendlindjen e babait të saj, Dibër – vend të cilin e vizitoi pas 12 vitesh.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit