Granit Xhaka me bashkëlojtarë fiton Superkupën e Gjermanisë

- Gazeta e Prizrenit

Granit Xhaka me bashkëlojtarë fiton Superkupën e Gjermanisë
Bayer Leverkuseni e ka fituar Superkupën e Gjermanisë, pasi e mposhti në penallti Stuttgartin.

Të parët që kaluan në epërsi ishte ekipi i Granit Xhakës, i cili ndeshjen e nisi nga fillimi, teksa epërsinë e krijuan qysh në minutën e 11-të me anë të Boniface.

Stuttgarti barazoi shpejt gjithçka, ku Millot shfrytëzoi asistimin e Mittelstadt në minutën e 15-të, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.


Pas një ore lojë, Stuttgarti kaloi për herë të parë në epërsi me anë të Undav, kurse Leverkuseni nuk e harroi “zanatin” e sezonit të kaluar, për të shënuar krejt në fund të ndeshjes.

Në minutën e 88-të, Schick barazoi shifrat, ndërsa në penallti, Leverkuseni u tregua më i suksesshëm, duke shënuar 4, ndërsa Stuttgarti tri.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit