Fotoja e publikuar është në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kur Liria, na bënte krenarë me lojërat, jo vetëm në nivel të Kosovës, por edhe më gjerë.
Foto është botuar në gazetën e përditshme “Rilindja”, në prag të fillimit të Lirisë në Ligën e Dytë, të ish-federatës jugosllave me 22 milion banorë, ku garonin disa skuadra të forta, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Ndërkaq, sot rreth 40 vjet më vonë, Liria e fillon rrugëtimin në Ligën e Parë të Kosovës, apo rangun e dytë të garave, pas SuperLigës, prej të cilës ekipi prizrenas ra, vetëm pas një edicioni.
Pra, sot më 18 gusht nga ora 17:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren Liria pret ekipin mitrovicas, KF Trepça.
Natyrisht se sikur drejtuesit e klubit të zemrës së prizrenasve si qëllimin kryesor kanë rikthimin në elite. Këtë po ashtu e duan edhe shikuesit dhe adhuruesit e futbollit nga rajonit të Prizrenit, të dytit për nga madhësia pas kryeqendrës.
Sukseset e mbarësia i prifshin Lirisë sonë! / “Gazeta e Prizrenit” /