Kapen dy shqiptarë në Gjermani, njëri dyshohet se ia kishte futur armën në gojë burrit të gjyqtares

- Bota Sot

Kapen dy shqiptarë në Gjermani, njëri dyshohet se ia kishte futur armën në gojë burrit të gjyqtares

Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët e tyre në Gjermani, ka mundur të kap dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të këtyre strukturave, bëhet fjalë për shtetasit Fabio Ballabani, lindur në Vlorë dhe Erland Krasniqi, i lindur në Kavajë.

“Euronews Albania” thotë se Fabio Ballabani, në vitin 2019, ka kërcënuar me pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër grupit të Emiljano Shullazit.

“Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse Erland Krasniqi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden në Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt Shqipërisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot