“Coftinë, këlysh, lëvizje e dreqit”, Mulla Osmani nervozohet me Gashin e Lëvizjes së Deçanit

- Gazeta e Prizrenit

“Coftinë, këlysh, lëvizje e dreqit”, Mulla Osmani nervozohet me Gashin e Lëvizjes së Deçanit

Imami Osman Musliu në Xhaminë e Drenasit e ka ofenduar rëndë anëtarin e Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi, pasi ky i fundit e ka duartrokitur konvertimin e Rugovasëve në fenë katolike.

Gashi në rrjetin e tij social X, këtë veprim e ka cilësuar si “fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”.

Menjëherë pas këtij veprimi, ka reaguar ashpër Osmani duke e quajtur “Lëvizje e Dreqit”, lëvizjen pjesë e së cilës është edhe Gashi.

“Kjo “LEVIZJE e DREQIT” edhe ajo e vehabizmit-extremizmit janë “FITORJA”ma e madhe e serbis e gjithe atyre armiqëve Lindje e Perendim qe nuk ua deshirojn te miren shqiptarëve dhe trojeve tona ju jeni klysh te atyre qe mundohen çdo ditë me shkatrrua Kosoven dhe Shqiptarin … OOOOO mjeran mos me te thanë coftinë!”, ka komentuar Osmani.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit