E rëndë për familjen: Profesori nga Shtimja i jep fund jetës

- Bota Sot

E rëndë për familjen: Profesori nga Shtimja i jep fund jetës

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Devetak të Shtimes, ku një person dyshohet se i dha fund jetës së tij. Rasti tragjik ka tronditur gjithë familjen, ndërsa akoma nuk dihen motivet.

Bëhet fjalë për një burrë i cili u gjet i vdekur, dhe i njëjti dyshohet se është gjetur i varur.

Viktima dyshohet se është Ismail Hasani, një profesor unversitar i Sociologjisë dhe autor i disa librave nga fusha e sociologjisë së religjionit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit në plotni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot