Njoftim shtesë nga ATK për aplikimin e shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale

- Gazeta e Prizrenit

Njoftim shtesë nga ATK për aplikimin e shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale

Administrata Tatimore e Kosovës, ditë më parë ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, raporton Gazet Sinjali.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit për tatim në të ardhurat personale.

ATK sot ka lëshuar njoftim, ku ka bërë të ditur se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të fillojë nga periudha gusht 2024.


“Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se të gjitha konfigurimet në Sistemin Elektronik EDI do t’i bëjë me kohë dhe varësisht se për cilën periudhë tatimore do të bëhet deklarimi dhe pagesa e tatimit, sistemi do t’ju mundësoj deklarimin dhe pagesën e tatimit në përputhje me Ligjin në fuqi.” – thuhet në njoftim.

Për shkak të tatimit të ndryshuar, pagat e muajit shtator do të dalin me nga 6.8 euro më shumë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit