Në fshatin Topliqan të komunës së Suharekës është raportuar për gjuajtje me armë gjatë natës.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes ku u raportua për të shtëna, janë gjetur 10 gëzhoja që dyhet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47. Si pasojë e gjuajtjes, një person ka pësuar lëndime në këmbë.
Pos tij, të lënduar kanë mbetur edhe gjashtë persona të tjerë të cilës sipas policisë, janë plagosur nga gjësende të forta dhe xhamat e thyer të dritareve të lokalit ku kishin qëndruar.
Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bërë bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshuarit ku i njëjti nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti është në kërkim policor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vrasje në tentativë
Prizren, 30 gusht 2024
Me datën 30.08.2024 rreth orës 02:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një lokal nate në fshatin Topliqan,Komuna Suharekë.
Me ta pranuar informatën me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njesitët relevante.
Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetë dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47.
Si pasoj e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të lokalit ku ishin duke qëndruar.
Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt.
Rasti në bashkpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizeren vazhdon te hetoeht deri në arrestimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave se si ka ardh deri te ky rast i rëndë.
Me vendim të prokurorit rasti cilësohet ‘’Vrasje në tentativë”.